Aktori legjendar dhe fituesi i dyfishtë i Oscarit, Robert De Niro, ka thënë se në aspektin filmik, Shtetet e Bashkuara të Amerikës që dikur kanë qenë “dramë frymëzuese” janë shndërruar në “komedi tragjike të budallenjve”.
Këto komente ai i ka bërë para të diplomuarve në Universitetin Brown në Rhode Island, ku mori doktoraturë nderi në artet e bukura të këtij universiteti.
73-vjeçari njihet si një kundërshtar dhe kritik i madh i presidentit aktual të SHBA-ve, Donald Trump, për të cilin më herët kishte thënë se do t’i pëlqente ta godasë në fytyrë.
“Mos u bëni të famshëm vetëm për t’u njohur. Tash kemi një president, i cili ndodhet në atë post sepse ka qenë pjesë e një shou real televiziv”, ka thënë aktori.
Ylli i filmave, si “Raging Bull”, “Taxi Driver” e “The Kid”, ka thënë se e shikon CNN vetëm për të qenë në hap me “idiotin”. /Telegrafi/