Frenkie de Jong dhe Patrick Kluivert janë takuar në Barcelonë, ku aty në të shkuarën ka luajtur sulmuesi i njohur i Blaugranave.
22 vjeçari ka qëndruar në Kataluni për disa ditë, ku e ka takuar edhe Kluivertin, që jeton në këtë vend.
Ai i ka dhënë disa këshilla pasi edhe vet e ka përjetuar kalimin nga Ajaxi te Barcelona, edhe pse ishte te AC Milan në vitin 1998.
De Jong me të dashurën e tij dhe Kluivert me gruan, ku aty ishte edhe Shane, djali i vogël i tij, që luan aktualisht në akademinë e Barcelonës, bën një foto së bashku, që u postua në rrjetet sociale.
42-vjeçari ka qëndruar në Barcelonë për gjashtë vite si lojtarë dhe shihet si një nga legjendat e këtij klubi. /Telegrafi/