Site icon Telegrafi

De Bruyne është i lënduar: Guardiola tregon nëse belgu do të luajë ndaj Real Madridit

Pep Guardiola ka ofruar një përditësim për lëndimin e Kevin De Bruynes.

Manchester City do të kërkojë të lëvizë katër pikë përpara rivalëve që i sfidojnë për titullin e Ligës Premier, Arsenalit këtë fundjavë, teksa do të jetë nikoqiri i Leeds United.

Guardiola dhe skuadra e tij përballen me një kthesë të shpejtë, përpara se të përballen me Real Madridin në ndeshjen e parë gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve, më 9 maj.

Lexo po ashtu Për ndeshjen e parë me Real Madridin, Manchester City mund të mos llogarisë në njërin prej yje të tyre më të mëdhenj

De Bruyne është i vetmi dyshim në listën e Cityt, pasi belgu humbi dy ndeshjet e fundit me një problem muskulor.

Guardiola pranoi se nuk është i sigurt nëse 31-vjeçari do të jetë i aftë për t’u përballur me Leeds, por ai ka besim për një kthim në kohë për duelin në Madrid.

“Ai u stërvit dje dhe u stërvit mirë. Sot, ne stërvitemi dhe më pas do të vendosim pas stërvitjes”, deklaroi trajneri spanjoll në konferencë për media.

“Të humbasësh vetëm një javë ose 10 ditë stërvitje, në këtë fazë të sezonit, nuk është problem”.

De Bryune ka qenë në formë të bujshme për Cityn këtë sezon, me shtatë gola dhe 16 asistime vetëm në Ligën Premier, dhe ai ka dy gola në katër ndeshjet e tij të fundit kundër Los Blancos. /Telegrafi/

Exit mobile version