Pak data në historinë njerëzore janë shënuar nga ngjarje të tilla tragjike si kjo ditë e prillit.
Dhe ndërsa disa thonë se gjithçka është një rastësi, shumë besojnë se 15 Prilli është dita më e keqe në historinë e njerëzimit për shkak të ngjarjeve të shumta tragjike që janë përsëritur në atë ditë me shekuj, raportojnë mediet e huaja.
Ngjarjet e mëposhtme të errëta ndodhën atë ditë në periudha të ndryshme të historisë:
Në vitin 1865, më 15 prill, presidenti amerikan Abraham Linkoln u vra.
Në të njëjtën datë në 1912, Titaniku u fundos.
Dhe 15 vjet më vonë, lumi Misisipi u përmbyt.
Në vitin 1989, 96 njerëz vdiqën në stadiumin Hillsborough.
Viti 2010 solli shpërthimin e vullkanit islandez Eyjafjallajökull, i cili ndaloi trafikun ajror mbi Evropë.
Një tjetër ngjarje tragjike më 15 prill ishte bombardimi i përgjakshëm i Maratonës së Bostonit të vitit 2013.
Dhe zjarri në Katedralen Notre Dame më 15 Prill 2019 vetëm u konfirmoi shumë njerëzve se kjo ditë është vërtet tragjike për njerëzimin.