Departamenti Amerikan i Shtetit (DASH) vlerëson se në Maqedoni ka dallime fetare që figurojnë në procese gjyqësore penale.
Në këtë drejtim, si shembull merret ripërsëritja e procesit gjyqësor për peshkopin Jovan Vranishkovski, i cili u dënua për larje parash dhe iu konfiskua një parcelë prej rreth 140 mijë eurove, pronë e Peoshkopatës së Ohrit.
Raporti përfshin edhe vendimin e Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut në të mirë të Peshkopatës.
DASH konsideron se me refuzimin e regjistrimit të kësaj peshkopate, pushteti i ka shkelur ta drejtat për këtë kishë, për liri të bashkimit dhe liri të praktikimit fetar.
Edhe ankesat e Bashkësisë Fetare Islame (BFI) janë përfshirë në këtë raport, sidomos për Llazhecin dhe Kriva Pallankën, ku pengohet ndërtimi i xhamive. Xhamia e Prilepit gjithashtu është pjesë e raportit, pasi që BFI ankohet se pushteti nuk lejon rindërtimin e saj.
Edhe Struga e Tetova përfshihen në raport, ku thuhet se ende nuk është dhënë leje për ndërtimin e një kishe në Belicë të Strugës, dhe se komuna e Tetovës nuk ka lejuar ndërtimin e një rrugice deri te kisha e qytetit./Telegrafi/