Site icon Telegrafi

Dani Alves me mesazh ‘të koduar’ për Sergio Ramosin pas incidentit me Raul Garcian

Sergio Ramos dhe Dani Alves (Foto: Jasper Juinen/Getty Images/Guliver)

Dani Alves nuk ka mundur të mos përfshihet në debatet kundërthënëse lidhur me ndeshjet e fundjavës në La Liga.

Real Madridi fitoi me rezultat 1-0 si mysafir i Athletic Bilbaos me një penallti të konvertuar në gol nga Sergio Ramos.

Mirëpo, gjatë ndeshjes, kapiteni i Los Blancos e kishte shkelur në zonë Raul Garcian, ndërsa gjyqtari nuk vendosi se ishte njëmbëdhjetëmetërsh.

https://twitter.com/DaniAlvesD2/status/1279936182370144256

“Një ditë na mësuan se duhej të bënim shumë më tepër nga ajo që bëjmë ose nuk do të na arrinte, dhe kështu ishte”, ka shkruar ish-mbrojtësi i Barcelonës në Twitter duke shpërndarë fotografinë ku shfaqet Ramos duke e shkelur lojtarin kundërshtar.

Lexo po ashtu Bartomeu: VAR-i gjatë gjithë kohës po e favorizon një skuadër

Vet qendërmbrojtësi spanjoll ka thënë se e ka shkelur Garcian në mënyrë aksidentale, ndërkohë që presidenti i Blaugranëve, Josep Maria Bartomeu, e ka kritikuar sistemin VAR. /Telegrafi/

(Foto: Screenshot/Twitter/La Liga)
Exit mobile version