Site icon Telegrafi

Dalin videot e 31-vjeçarit që goditi Berishën

Personi që goditi Sali Berishën kishte kanal në Youtube. Ai postonte video me recitime kundër sistemit, fenomeneve të ndryshme, por edhe rima pa kuptim.

Në videot e publikuara, 31-vjeçari Gert Shehu i akuzuar për goditje për shkak të detyrës dhe plagosje me dashje të Sali Berishës kishte vargje edhe për fenë.

Në recitimet e tij nuk mungojnë as patronazhistët e qeverisë. Por po ashtu edhe në vargje pa kuptim, përmenden grushtet.

Këto video të të riut shpërndaheshin në Tik-Tok nga të njohur të tij. /Telegrafi/

Exit mobile version