Ministrja e Arsimit, Evis Kushi, ka njoftuar të shtunën se kanë dalë rezultatet e provimit të Gjuhës së Huaj, duke thënë se është optimiste.
Ministrja e Arsimit tutje iu ka uruar suksese maturantëve në dy provimet e ardhme, atë të Matematikës dhe lëndës me zgjedhje.
“Jam optimiste për rezultatet e para të maturantëve tanë në provimin e gjuhës së huaj të Maturës Shtetërore. Gëzohem që një pjesë e mirë e tyre kanë shkëlqyer me rezultate të larta. Kalueshmëria është 96 për qind dhe me notën 10 janë vlerësuar rreth 24 për qind e maturantëve. Suksese të gjithëve edhe në provimet e radhës dhe ju bëj thirrje të gjithë nxënësve dhe mësuesve që të vijojmë të respektojmë rregulloren me korrektësi maksimale dhe të garantojmë së bashku një proces mature të qetë e me standard”, ka shkruar Kushi në Facebook.
Në maturën e vitit të kaluar pati 611 maturantë me notë 10.00 dhe 861 maturantë me notë 4.00, pra mbetës. 182 maturantë më shumë morën notën 4 këtë vit, në krahasim me vitin e kaluar. Nga ana tjetër, 227 më shumë morën notën 10, në krahasim me vitin 2022./Telegrafi/