Është për të ardhur keq që goditja e Federico Valverde kundër Napolit u shpall autogol.
Ishte një goditje e përsosur nga rreth 30 metra. Jo vetëm tifozët, por edhe shokët e skuadrës së uruguaianit ishin të impresionuar.
Një reagim edhe më të bukur pati Jude Bellingham ndaj asaj goditjeje të çmendur.
Anglezi ishte aq i tronditur, saqë kërcente poshtë-lartë përpara se të vraponte pas Valverdes për ta uruar.
Bellingham është bërë lojtari lider i Real Madridit në këtë sezon, duke fituar shtatë herë çmimin e lojtarit të ndeshjes. /Telegrafi/
This angle of Fede Valverde’s goal is incredible.
Look at Bellingham’s reaction. 😂🤍 https://t.co/qZzvzs2BJX
— TC (@totalcristiano) October 3, 2023