Gazeta britanike “Daily Mail” shkruan se zola anti-tank dhe pushkët automatike AK-47 do të shkonin për bandat meksikane në kufi me SHBA-të.
Policia e Kosovës në bashkëpunim me DEA-n amerikane ka arrestuar dhjetë persona, katër prej tyre në Kosovë dhe gjashtë në Nju Jork, si dhe ka konfiskuar armë dhe prova tjera materiale.
Një person nga Staten Island i New Yorkut është akuzuar për shitje të raketave anti-tank dhe 15 pushkëve automatike AK-47 në Kosovë, për të cilat ai beson se do të shkonin për bandat meksikane në kufirin me SHBA-të, shkruan gazeta.
Albert Veliu është në mesin e tetë të akuzuarve për shpëlarje parash, trafikim ndërkombëtar të armëve dhe zhvatje.
Ai u është referuar pushkëve automatike si ‘sneakers’, ndërsa lansuesin Zola M80 Anti-Tank e ka quajtur si ‘Shaq-sized sneaker’, duke iu referuar basketbollistit të njohur Shaquille O’Neal, kanë thënë autoritetet.
Bashkëpunëtorët e tij janë arrestuar nën dyshimet se janë ndërlidhur me një skemë shpëlarjeje.
Albert Veliu ishte kapur derisa po tentonte të shiste armët tek një agjent i mbuluar.
Sipas gazetës, armët ishin aranzhuar për t’u shitur për një kartel të drogës nga Meksika që ishte në luftë me rivalët e tij në afërsi të kufirit me SHBA-të.
Gazeta ka publikuar fotografitë e Albert Veliut dhe njëri nga bashkëpunëtorët e tij Anthony Noterile. /KP/