Muajve të fundit është komentuar shumë për jetën e saj private.
Bëhet fjalë për Dafina Zeqirin, e cila u përfol për lidhjen me Kreshnik Gjergjin dhe jo vetëm.
Këngëtarja shqiptare njoftoi se sivjet martohet dhe se do të bëjë një ceremoni të vogël me miqtë e familjen.
Veç kësaj, u aludua se çifti është në pritje të fëmijës së tyre të parë.
Për këtë ka vend sërish për dyshime pas një fotografie që u postua së fundmi në InstaStory.
Partneri në foton me Dafinën vendosi një ’emoji’ të një gruaje shtatzënë si dhe atë të ‘nuses’.
Megjithatë, pritet të shihet nëse kjo është e vërtetë apo thjesht për të marrë vëmendje. /Telegrafi/