Site icon Telegrafi

Dafina Zeqiri ironizon Era Istrefin duke përdorur një fjali të saj që ishte bërë virale

Dy artistet e njohura shqiptare, Dafina Zeqiri dhe Era Istrefi prej kohësh komentohen për raporte jo aq të mirë me njëra-tjetren.

Këngëtare, të cilat numërojnë suksese të shumta dhe prej vitesh kanë ndërtuar karriera të bujshme nuk i kanë krusyer thumbat mes tyre.

Fillimisht u tha se vajzat janë zënë për një palë vathë të ngjashmë e më vonë edhe duke u parë me stile të njëjta të veshjeve.

Foto: Dafina Zeqiri/Instagram

Edhe së fundmi, ka qenë Dafina ajo që ka ironizuar me Erën gjatë një intervistë të fundit të saj.

Komenti i para disa javësh i Erës në emisionin “Më lër të flas” duke u shprehur: “Ti dikund po do me dalë”, u bë viral atë kohë.

Foto: Era Istrefi/Instagram

E pyetur nëse ka kopjuar ndonjërën prej artisteve, Dafina u përgjigj me të njëjtën fjali të Erës, gjë që u kuptua si ironizim ndaj autores së “Bebe”.

Mbetet të shihet nëse Era do t’i kundërpërgjigjet siç ka ndodhur edhe në disa raste të tjera.

Ndryshe, Dafina aktualisht po shijon suksesin e këngës së fundit “Nafije” që solli në bashkëpunim me MC Kresha, Young Zerka dhe DJ Geek. /Telegrafi/

@shqipforyou Part 2? coming soon? #eraistrefi #eraistrefibebe #dafinazeqiri #dafinators #duffye #moneyz #djgeek #noraistrefi #tayna #kida #noizy #fyp #foryou #melerteflas #donaldveshaj ♬ original sound – shqipforyou
Exit mobile version