Site icon Telegrafi

Dafina Zeqiri dhe Yll Limani të mërkurën publikojnë bashkëpunimin e shumëpritur “Kaje”

Dy artistët e njohur, Dafina Zeqiri dhe Yll Limani janë bërë bashkë për një duet të radhës.

Dyshja kanë finalizuar projektin me titullin “Kaje”, nga i cili ditë më parë publikun një pjesë të shkurtër që u bë virale në rrjete sociale.

Ndërsa, tani ata kanë njoftuar se bashkëpunimi i shumëpritur do të publikohet nesër (e mërkurë).

“Nesër/18:00/”Kaje”, ka shkruar Ylli në postimin në Instagram.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Estrada Shqiptare

Kujtojmë që ky do të jetë bashkëpunimi i dytë mes Dafinës dhe Yllit, këngëtarët në vitin 202o sollën këngën “Mos shko”.

Projekti u prit mirë dhe aktualisht ka grumbulluar mbi 19 milionë klikime në kanalin zyrtar të Dafinës në YouTube. /Telegrafi/

Exit mobile version