Telegrafi

Dafina Zeqiri dhe Ghetto Geasy bëhen bashkë për një projekt të ri muzikor

Dafina Zeqiri dhe Ghetto Geasy duket se kanë bashkuar forcat për një projekt të ri muzikor.

Kështu bëhet e ditur nga një material i emisionit Prive, ku thuhet se dueti i tyre është gati për këtë verë.

Megjithatë, nuk është dhënë ndonjë detaj tjetër se kur do të lansohet kjo këngë.

Foto: Screenshot/YouTube

Sidoqoftë, besohet se ky do të jetë një nga hitet e kësaj vere marrë parasysh potencianlin e tyre në muzikë.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Estrada Shqiptare

Dafina ndërkaq vetëm pak ditë më parë solli këngën e saj “Fuxk You”, pjesë albumit të producentit Rzon.

Para kësaj, ajo solli një bashkëpunim “Ku je ti” me Dystinct dhe Richky Rich.

E njëjta po vazhdon të jetë shumë e kërkuar edhe në mbrëmje e koncerte të ndryshme. /Telegrafi/