Pas fitores 4-0 në Anfield, Liverpooli dëshiron një tjetër fitore ndaj Crvena Zvezdas në Beograd.
Nuk do të jetë një ndeshje aspak e lehtë për skuadrën e Jurgen Klopp pasi vendasit do bëjnë maksimumin të marrin pikë para tifozëve të tyre.
Në këtë ndeshje fatkeqësisht nuk do të luajë Xherdan Shaqiri, ndërsa vendin e tij pritet ta marrë Georginio Wijnaldum.
Në këtë ndeshje për skuadrën angleze pritet të luajë nga minuta e parë edhe Dejan Lovren, ndërsa më poshtë keni formacionet e mundshme:
Crvena Zvezda (4-2-3-1): Borjan; Stojkovic, Degenek, Savic, Rodic; Jovicic, Krsticic; Ben Nabouhane, Ebecilio, Marin; Pavkov.
Liverpool (4-3-3): Alisson; Alexander-Arnold, Lovren, Van Dijk, Robertson; Fabinho, Milner, Wijnaldum; Salah, Firmino, Mane.
Në Grupin C të Ligës së Kampionëve prin Liverpooli me gjashtë pikë, ndjekur nga Napoli me pesë dhe PSG me katër. Crvena Zvezdas vazhdon e fundit në grup me vetëm një pikë. /Telegrafi/
https://www.youtube.com/watch?v=zMeMcVpVLQY