Reperi i Babastars, Cozman, ka performuar bashkë me Skivin në Tiranë mbrëmjen e të shtunës.
Ashtu siç e konfirmoi, ai mbajti fjalën. Shkoi në Tiranë vetëm pak kohë pas konfliktit me reperin nga Shqipëria, Noizyn, në mesin e kërcënimeve të këtij të fundit se “dikush do të mbaj përgjegjësi” për plagosjen e tij dhe të Varrosit në Prishtinë, shkruan Telegrafi.
Sidoqoftë, kjo nuk ka penguar Cozmanin që i shoqëruar edhe nga Albert Krasniqi, të shkojnë në Shqipëri pa ndonjë problem. Që të dy ishin të involvuar në incidentin me Noizyn ku mbeti i plagosur vet Noizy dhe Varrosi.
Cozman pak kohë pas incidentit në një intervistë tha se ai dhe Alberti u provokuan dhe se ishin ata dy kundër 15 personave, kurse Noizy në një tjetër paraqitje televizive tha se ai u sulmua, ndonëse në Instagram u shfaq edhe me kërcënime. Kërcënime këto që nuk u lanë përshtypje Cozmanit dhe miqve të tij të afërt.
Në një nga klubet e Tiranës ishte stër mbushur vendi në pritje të Cozmanit dhe Skivit, të cilët edhe performuan hitet e vjetra dhe të reja.
Gjatë ditës, atyre iu bashkangjit edhe Stresi me vet dëshirë, një personazh i cili ka pasur me vite konflikt me Noizyn. Ishte Stresi ai që i vetmi doli publikisht për të përkrahur Cozmanin pas incidentit, gjë që nuk e bënë Getoar Selimi dhe antarë tjerë të Babastars.
Performanca e Cozmanit në Tiranë përgënjështron raportimet e mediave shqiptare se ai dhe reperët tjerë të Babastars kanë anuluar dhjetëra koncerte.
Edhe Noizy pas incidentit ka performuar në Kosovë, teksa reperët duket se nuk janë më të interesuar për konflikt, apo për hakmarrje, por ata vazhdimisht shoqërohen nga shumë miq për të ulur tensionet dhe për t’u fokusuar sa më shumë në punë. /Telegrafi/