Ylli i Bayern Munihut, Douglas Costa, është lënduar dhe nuk do të marrë pjesë në Lojërat Olimpike që organizohen në Rio.
Costa, që ishte në mesin e lojtarëve të ftuar për ekipin e Brazilit, ka pësuar lëndim në kofshë, ka njoftuar klubi gjerman.
Lexo më shumë: Brazili publikon listën për Lojërat Olimpike, në listë Neymar dhe një 38 vjeçar
“Më vjen shumë keq. Të gjithë donim që Douglas të merrte pjesë në Lojërat Olimpike në shtetin e tij, por shëndeti dhe fitnesi i tij janë prioritet”, ka thënë drejtori i klubit Karl-Heinz Rummenigge, transmeton koha.net.
25-vjeçari ka shënuar tre gola në 16 paraqitje për Brazilin.
Lexo më shumë: Shokuese, ylli i Chelseat ka shtuar peshë, rrezikon vendin në formacionin e Contes? (Video)