Site icon Telegrafi

Conte zëvendësuesin e Hazardit e kërkon te Interi

Është çështje ditësh që Antonio Conte do të shpallet trajner i Chelseat dhe me ardhjen e tij do të vijnë dhe largohen shumë lojtarë.

Një ndër lojtarët e parë që do të largohet nga Blutë është Eden Hazard dhe në vend të tij tekniku italian do të sjell Ivan Perisicin.

Anësori 27-vjeçar ka shënuar tetë gola dhe katër asistime për Interin këtë sezon dhe tek londinezët pritet të kalon për 23 milionë funte.

Contes i pëlqen shpejtësia dhe teknika e kroatit dhe beson se ai do t’i ishte ylli i ri i Stamford Bridge. /Telegrafi/

Exit mobile version