Ylli i Chelseat, Cole Palmer vendosi brenda pak sekondash pasi u pyet se kush është lojtari më i mirë me të cilin ka luajtur ndonjëherë, por edhe lojtari më i mirë në histori.
Sulmuesi 22-vjeçar, i cili iu bashkua Chelseat nga Manchester City verën e kaluar për një vlerë rreth 50 milionë eurosh, ishte një nga lojtarët më të spikatur në Ligën Premier sezonin e kaluar.
Ai shënoi 22 gola dhe asistoi 11 të tjerë në ligën elitare të Anglisë gjatë sezonit 2023/24, me vetëm Erling Haaland që shënoi më shumë herë.
Si rezultat i përpjekjeve të tij, Palmer u emërua kohët e fundit ‘Lojtari i Ri i Vitit’ në PFA, duke mposhtur Alejandro Garnacho, Kobbie Mainoo, Michael Olise, Joao Pedro dhe Bukayo Saka në garën për çmimin.
Pas marrjes së çmimit, Palmer foli për GOAL të martën në mbrëmje dhe iu drejtua një sërë pyetjesh, duke përfshirë se kush është lojtari më i mirë me të cilin ka luajtur ndonjëherë.
“Kevin De Bruyne”, buzëqeshi Palmer, i cili vazhdoi të emërojë dyshen e Real Madridit, Vinicius Jr dhe Kylian Mbappe, si lojtarët më të mirë në botë për momentin.
Ai gjithashtu e përshkroi golashënuesin më të mirë të të gjitha kohërave të Manchester United, Wayne Rooney, si lojtarin më të mirë anglez në histori, përpara se të zgjidhte Cristiano Ronaldon si përfunduesin e aksioneve më të mirë të të gjitha kohërave.
Por, më vonë Palmerit u bënë pyetje të zgjedh një dhe të heq një, ku ai zgjodhi Lionel Messin para Ronaldos pasi renditi një numër lojtarësh.
Cole Palmer picks between the two GOATs in football knockout 🐐 @PFA pic.twitter.com/C60c0jvQyU
— GOAL (@goal) August 22, 2024
Kjo nuk është hera e parë që Palmer e lavdëron argjentinasin. Duke folur për Sky Sports vitin e kaluar, lojtari i Chelseat u pyet për mendimin e tij për më të mirin e futbollit në histori.
“E qartë… Messi. Për shkak të mënyrës se si luan dhe gjithçka që ka fituar; të gjithë trofetë individualë. Thjesht mendoj se ai është lojtari më i mirë ndonjëherë… Messi është i qartë për mua”, deklaroi ai. /Telegrafi/