Rregullimi i raporteve ndërmjet dy reperëve nga Shqipëria, Noizy dhe Stresi, ka qenë kryetemë e faqeve rozë tash e një kohë.
Të dielën mbrëma, kjo u konfirmua me pjesëmarrjen e Arkimed Lushajt në koncertin e Rigels Rajkut dhe dy yjet e hip-hopit ndanë një përqafim në skenë.
Me këtë rast nuk ka munguar një reagim i Cllevios në një prej shfaqjeve të tij të drejtpërdrejta online, ku e ka komentuar këtë ngjarje.
“Stresi me Noizyn, i pashë, shyqyr… Unë thashë se e puthi në buzë. Mirë që… Ishte e puthur e sinqertë nga ana e Stresit se unë e njoh. Ishte e puthur me dashuri dhe kjo është shenjë e mirë”, ka thënë Cllevio.
Kujtojmë që Kleviol Ahmeti së fundmi vendosi të bëjë paqe me rivalin e tij, Noizy, me të cilin prej kohësh kishin konflikte virtuale dhe madje kishin pasur edhe një përplasje fizike.
Ndërkaq, me Stresin që njiheshin si miq prej shumë vitesh, tashmë nuk i kanë raportet e dikurshme.
Vlen të theksohet se Cllevio është bërë sensacion me disa këngë të publikuara, në mesin e të cilave veçohet “Paridi” që ka qenë një prej hiteve në muajt e fundit. /Telegrafi/
https://www.youtube.com/watch?v=YQmIolbZ7vE