Paris Saint-Germain ka pësuar humbje 3-2 në shtëpi në ndeshjen e fundit sezonal, dhe në atë që ishte sfida e fundit e Lionel Messit në fanellën e kampionit të Ligue 1.
Clermont realizoi një përmbyjse spektakolare, derisa duke humbur 2-0, për të fituar 3-2.
Mysafirët shënuan gol qysh në minutën e pestë, por ajo u anulua për lojë me dorë nga Grejohn Kyei.
⏱ 16' – L'ouverture du score par @SergioRamos ! ⚽️#PSGCF63 1-0 I #Ligue1#ÁnimoSergioRico pic.twitter.com/LSFGo94nen
— Paris Saint-Germain (@PSG_inside) June 3, 2023
Sergio Ramos që po ashtu do të largohet nga PSG, kaloi në epërsi ekipin e tij në minutën e 16-të me një asistim te Vitinhas.
Për 2-0 u përkujdes Kylian Mbappe (21’), me francezin që realizoi nga penalltia.
Mirëpo, tre minuta më vonë, Clermont ngushtoi epërsinë e PSG-së, kur Johan Gastien shënoi për 2-1.
⏱ 25'
⚽ Johan Gastien réduit la marque en profitant d'une mauvaise relance parisienne dans la surface
🔴🔵 2⃣ – 1⃣ 🌋 #PSGCF63
— Clermont Foot 63 (@ClermontFoot) June 3, 2023
Në minutën e 37-të, Kyei dështoi nga penalltia, mirëpo gabimin e tij e përmirësoi shoku i skuadrës Zeffane (45+1’) kur i barazoi shifrat në 2-2.
Pjesa e dytë ishte edhe më spektakolare, pasi u kompletuar përmbysja e Clermont.
⏱ 63'
⚽ BUUUUUUUTTTTTT pour le CF63 !!!! Grejohn Kyei donne l'avantage aux Clermontois à la réception d'un centre de Neto Borges
🔴🔵 2⃣ – 3⃣ 🌋 #PSGCF63
— Clermont Foot 63 (@ClermontFoot) June 3, 2023
Në minutën e 63-të, Elbasan Rashani asistoi te Kyei, që realizoi për 3-2, duke i dhënë kështu goditjen e fundit kampionit të këtij sezoni në Ligue 1.
PSG e mbyll këtë sezon si lider me 85 pikë, një më shumë se Lens, ndërsa i dha lamtumirën Messit dhe Ramosit që pritet të luajnë në Arabinë Saudite, nga atje ku kanë marrë oferta astronomike. /Telegrafi/