Site icon Telegrafi

Çka u kërkua më së shumti në Wikipedia gjatë vitit 2023 – lista e plotë

Wikipedia ka grumbulluar 84 miliardë shikime këtë vit, sipas shifrave të publikuara të martën nga Wikimedia Foundation, organizata jofitimprurëse që qëndron prapa enciklopedisë ‘online’ falas, që redaktohet nga publiku i gjerë.

Artikulli më i kërkuar për këtë vit në Wikipedia është ChatGPT, chatboti me Inteligjencë Artificiale që fitoi popullaritet menjëherë pas lansimit, një vit më parë, transmeton Telegrafi.

Siç raportohet, artikulli i dytë më i lexuar në Wikipedia për vitin vitin 2023 ishte lista vjetore e vdekjeve, në vendin e tretë renditet Kupa Botërore e Cricket 2023, në vendin e katërt renditet Liga Premier indiane dhe në vendin e pestë renditet filmi Oppenheimer; filmi i cili doli në kinema në muajin korrik.

Në listën e mëposhtme është lista e 25 artikujve më të kërkuar në Wikipedia për vitin 2023, gjithashtu edhe numrin e vizitave që ato kanë pasur.

1-ChatGPT: 49,490,406 vizita

2-Lista vjetore e vdekjeve 2023: 42,666,860 vizita

3-Kupa Botërore e Cricket 2023: 38,171,653 vizita

4-Liga Premier indiane: 32,012,810 vizita

5-Oppenheimer (film): 28,348,248 vizita

6-Kupa Botërore e Cricket: 25,961,417 vizita

7-J. Robert Oppenheimer: 25,672,469 vizita

8- Jawan (film): 21,791,126 vizita

9-Liga Premier indiane 2023: 20,694,974 vizita

10- Pathaan (film): 19,932,509 vizita

11- The Last of Us (seri Televizive): 19,791,789 vizita

12- Taylor Swift, 19,418,385: vizita

13-Barbie (film): 18,051,077 vizita

14- Cristiano Ronaldo: 17,492,537 vizita

15- Lionel Messi: 16,623,630 vizita

16-Liga Premier: 16,604,669 vizita

17- Matthew Perry: 16,454,666 vizita

18-Shtetet e Bashkuara: 16,240,461 vizita

19- Elon Musk: 14,370,395 vizita

20- Avatar: The Way of Water: 14,303,116 vizita

21- India: 13,850,178 vizita

22- Lisa Marie Presley: 13,764,007 vizita

23- Guardians of the Galaxy Vol. 3: 13,392,917 vizita

24-Pushtimi rus i Ukrainës: 12,798,866 vizita

25- Andrew Tate: 12,728,616 vizita.

Këto pamjet janë parë bazuar në versionin anglisht të Wikipedia-s, dhe të dhënat përfaqësojnë kërkimet që janë bërë deri më datën 28 nëntor. /Telegrafi/

Exit mobile version