Trafiku i ngarkuar, mungesa e parkingjeve, ndotja e ajrit dhe qentë endacakë janë vetëm disa nga problemet më të zakonshme që hasim në qytetin e Prishtinës.
Për të gjithë ata që jetojnë në Prishtinë, dihet sa e vështirë është përballja me këto probleme në përditshmëri.
Për të kuptuar se çfarë është më kritike dhe cila çështje duhet të adresohet më parë, është e rëndësishme të dëgjojmë mendimet dhe shqetësimet e banorëve të qytetit.
Nëpërmjet këtij pyetësori të shkurtër (1 min.), trego shqetësimin tënd kryesor.