A jeni mjaft të guximshme për të shëtitur në këtë model?
Markat e stilistëve kanë përqafuar një prirje të re që u dedikohet patjetër atyre që dëshirojnë glamur, argëtim dhe ekstravagancë, transmeton Telegrafi.
Nëse preferoni më shumë ngjyra dhe modele neutrale, atëherë ky trend nuk është për ju!
Në harmoni me kohën e vitit dhe sezonin, zgjidhni çizme të pazakonta!
Nga “Prada” deri te “Isabel Marant”, një numër i markave të famshme kanë paraqitur çizme argjendi me shkëlqim festash si një nga të preferuarat kryesore të modës të dimrit 2021.
Shpejt u bënë një hit i vërtetë në mesin e zonjave, madje as trendsesistet kryesore dhe as yjet si Kim Kardashian dhe Haley Bieber nuk munden t’u rezistonin.
/Telegrafi/