Manchester City ka fituar garën për transferimin e super talentit argjentinas, Julian Alvarez.
Sulmuesi i talentuar ka shkëlqyer me fanellën e River Plates dhe ishte bërë objektiv i skuadrave më të mëdha evropiane.
Manchester United, Bayern Munich, Inter, Juventus, Napoli, Real Madrid, Atletico Madrid, Barcelona e Borussia Dortmund ishin ekipet e interesuara për të.
Por lajmet e fundit që vijnë nga Anglia raportojnë se Manchester City ka fituar garën për t’i marrë shërbimet e sulmuesit.
City do të paguajë një shumë të vogël për huazimin e Alvarez dhe do ta ketë detyrim blerjen e lojtarit në fund të sezonit për 20 milionë euro të tjera.
21-vjeçari ka shkëlqyer me fanellën e River Plates ku shënoi 24 gola dhe bëri 15 asistime në 46 ndeshje zyrtare. /Telegrafi/