Please enter at least 3 characters.

Cilat janë simptomat që tregojnë probleme me zemrën? Flet kardiologu Shala

Kardiologu Jahir Shala në podcastin “Shëndeti në rend të parë” ka folur për shëndetin e zemrës.

Ai ka folur për sulmin në zemër, aritmitë e hipertensionin.

Doktor Shala po ashtu ka treguar se cilat janë simptomat më të shpeshta që na tregojnë se mund të kemi problem me zemër.

“Po simptomat më të shpeshta, ose më kryesore është dhimbja e gjoksit në aktivitet fizik, kur ngjitet shkallëve, duke ecur. Pastaj simptomat tjera, janë lodhja, frymëzënia.. Po shpeshherë përzihen me sëmundje të mushkërive ose sëmundje të abdomenit, pjesës së sipërme të abdomenit, lukthit ngatërrohen me simptoma të zemra. Mirëpo një anamnezë, një bisedë më e detaje me pacientin e sqaron...”, tha ai.

Kardiologu tutje theksoi se faktorët më të mëdhenj të rrezikut janë hipertensioni, pastaj diabeti, obeziteti, mos-aktiviteti fizik, pirja e duhanit, alkoolit, trashëgimia, etj. /Telegrafi/