Psikologia Antigona Qenaj ka sqaruar shumëçka rreth stresit dhe po ashtu ka folur për teknikën e menaxhimit.
Qenaj në podcastin “Shëndeti në rend të parë” ka theksuar se trupi stresin e shfaq përmes simptomave të ndryshme.
“Ndjehet që diçka nuk është mirë, nuk munden me u përqendrua… kanë vështirësi në frymëmarrje. Ne e kemi frymëmarrjen dhe mënyrën se si marrim frymën njërën prej testeve më të mira që e dimë se si është gjendja emocionale…Kur jemi në stres frymëmarrja bëhet më e shpejtë, më e cekët, nuk marrim frymë thellë…”, tha ajo.
Psikologia tutje ka bërë të ditur se teknika më e mirë e menaxhimit të stresit është teknika e frymëmarrjes, e cila mundet me u apliku kurdo e kudo nga të gjithë.
“Teknika më e mirë është teknika e frymëmarrjes… Shumë lehtë mundesh me u ndal çfarëdo pune që je duke bërë dhe çfarëdo ngarkese që mundesh me pas.
Mjafton 5 frymëmarrje përmes hundës, është shumë me rëndësi të shkojë fryma deri në fund të mushkërive, barkut dhe me liru pastaj. Vetëm 5 frymëmarrje të tilla çdo 1 orë ose 2 do të mbanin në gjendje stresuese shumë të vogël”, tha ajo.
Podcastin e plotë ku psikologia flet për rëndësinë e shëndetit mendor, stresin, sulmet e panikut, depresionin e çështje tjera mund ta shikoni në kanalin zyrtar të Telegrafit në YouTube. /Telegrafi/