Sam England ishte duke u kthyer në shtëpinë që ka në Swansea të Anglisë, kur një çiklist i doli përpara dhe nuk po e lejonte të tejkalonte.
Derisa ndodhej në një zonë ku duhet të vozitet me mbi 30 kilometra në orë, e kishte pengesë të riun që i dilte përpara duke ia pamundësuar lëvizjen e duhur me furgon, transmeton Telegrafi.
Pamjet që mund t’i shihni më poshtë, tashmë po i verifikon policia, në përpjekje ta identifikojë ciklitin me sjellje të palejueshme.
Ka dyshime, se ai ngiste në këtë mënyrë, që të shtypej prej makinës, në mënyrë që të përfitonte më pas nga kompania e sigurimeve. /Telegrafi/