Daniel Smith po ngiste biçikletën nëpër Edinburgh të Skocisë, kur u përplas me një makinë dhe përfundoi mbi të.
Për pasojë, studenti i fizikës që merret me shpërndarjen e ushqimeve të shpejta, mbeti me lëndime të konsiderueshme në shpinë dhe kokë, transmeton Telegrafi.
Shoferi i Nissan Note, mori kthesën në të majtë dhe nuk e pa çiklistin si pasojë e motit me shi.
Të pranishmit dhe shoferi që kreu aksidentin shkuan pranë tij, për t’i ndihmuar të qëndronte në këmbë, derisa aty erdhi autoambulanca.
Smith është diagnostikuar me një kockë të thyer në shpinë, ndërsa është jashtë rrezikut për jetën. /Telegrafi/
https://youtu.be/WHM5Q4WLPXg