Site icon Telegrafi

Cikalleshi: Ndeshje e fortë , treguam se kemi hapur një faqe të re

Sokol Cikalleshi foli pas humbjes 1-0 kundër Polonisë, ku analizoi takimin dhe shprehu keqardhjen për disfatën minimale.

“Kjo ishte një nga ndeshjet më të forta, por treguam se kemi hapur një faqe të re. Kombëtare me shpirt gare, u mbrojtëm mirë. Ishim kompaktë, tentuam kundërsulmin. I patëm rastet, por ata kanë portier shumë të mirë. Na vjen keq, pasi pësuam gol nga gjysmë rasti. Besoj se kjo Kombëtare i ka bërë shqiptarët të ndihen mirë”.

Mungesa e golit? Me strategjinë që kishim menduar të rrinim kompakt, t’i prisnim në mesin e fushës, besoj se shkoi mirë. Përveç rastit të golit, ata nuk patën raste të tjera. Mund të evitohej ai gol”.

“Rëndësi ka që skuadra të ketë këtë shpirt gare. Duke besuar dhe duke pasur këtë shpirt gare, unë besoj se Kombëtarja është në rrugën e duhur”.

“Nuk është se Polonia na vuri përpara me raste. Na vjen keq për golin, mund të evitohej. Kemi mbrojtur mirë, kemi sulmuar mirë, por ata kanë një nga portierët më të mirë në botë. Nuk na lejoi të shënonim, sidomos Asllanin”.

“Pak kombinime në sulm? Këtë do e shikojmë në analizë. Në fushë, në ato pak raste që patëm, hapësirat u hapën nga njëri apo tjetri. Uzuni më ndihmoi, e ndjeva”.

“Merrja topin dhe e dija se ishte i hapur në krah. Me Asanin nuk është se shërbyem shumë me njëri-tjetrin. Isha më i pozicionuar nga ana e Uzunit. Nga Asani prisnim krosimet. Asani duhet të furnizohej më shumë nga mesfusha”, ka thënë Cikaleshi. /Telegrafi/

Exit mobile version