Site icon Telegrafi

Çiftet më të suksesshme të ekranit (Foto)

Nga Tom Hanks dhe Meg Ryan e deri te Jennifer Lawrence e Bradley Cooper, disa nga çiftet më të mira të ekranit të madh kanë zakonin e rikthimit së bashku për filma të rinj.

Më poshtë, Top Channel ka përzgjedhur tetë çiftet më të suksesshëm të kinemasë:

Tom Hanks dhe Meg Ryan


Në vitin 1990, dashamirësit e filmave panë për herë të parë çiftin Tom Hanks dhe Meg Ryan në filmin “Joe Versus the Volcano”. Çifti i famshëm kinematografik interpretuan bashkë edhe në “Sleepless in Seattle” (1993) dhe “You’ve Got Mail” (1998). Hanks dhe Ryan janë miq shumë të mirë dhe janë bashkuar në vitin 2015 edhe për filmin “Ithaca”.

Leonardo DiCaprio dhe Kate Winslet


Të gjithë e mbajnë mend Rozën dhe Xhekun te Titaniku. Leonardo DiCaprio dhe Kate Winslet u panë sërish bashkë 10 vjet pas filmit të famshëm, kur interpretuan edhe në “Revolutionary Road”.

Matthew McConaughey dhe Kate Hudson


Kate Hudson dhe Matthew McConaughey kanë interpretuar bashkë në filmat “How to Lose a Guy in 10 Days” (2003) dhe në “Fool’s Gold” (2008).

Richard Gere dhe Julia Roberts


Ndoshta çifti më i famshëm i kinemasë. Richard Gere dhe Julia Roberts ishin Edward dhe Vivian in filmin “Pretty Woman” të vitit 1990. Pothuajse një dekadë më vonë, u panë sërish bashkë në filmin “Runaway Bride” (1999).

Renee Zellweger dhe Colin Firth


Renee Zellweger dhe Colin Firth njihen edhe si Bridget e Mark të filmit “Bridget Jones’s Diary”. Ky film ishte shumë i suksesshëm dhe për këtë arsye pati edhe dy të tjerë pas tij: “Bridget Jones: The Edge of Reason” (2004) dhe “Bridget Jones’s Baby” (2016).

Jennifer Lawrence dhe Bradley Cooper


Jennifer Lawrence dhe Bradley Cooper kanë interpretuar së bashku në 4 filma gjatë këtyre 4 viteve të fundit: “Silver Linings Playbook” (2012), “American Hustle” (2013), “Serena” (2014) dhe “Joy” (2015).

Ryan Gosling dhe Emma Stone


Ryan Gosling dhe Emma Stone bënë audiencën të dashurohej me ta në filmin “Crazy, Stupid, Love” (2011). Interpretuan bashkë edhe në filmin “Gangster Squad” (2013) dhe do të jenë sërish bashkë në filmin e këtij viti “La La Land”.

John Corbett dhe Nia Vardalos


John Corbett dhe Nia Vardalos u bënë të famshëm me filmin “My Big Fat Greek Wedding” (2002) dhe patën bashkëpunim edhe në vitin 2009 me “I Hate Valentine’s Day”. Filmi i tretë së bashku ishte “My Big Fat Greek Wedding 2” i këtij viti.

Exit mobile version