Këshilltari i lartë i Departamentit Amerikan të Shtetit, Derek Chollet, njoftoi të shtunën se një ditë më parë ka biseduar me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, të cilin e ka inkurajuar që t’i nxisë serbët e Kosovës për qetësi.
Nga i njëjti Chollet tha se ka kërkuar po ashtu që të ndërmarrë hapa për të ndihmuar në zbutjen e tensioneve të krijuara së fundmi në veri të Kosovës.
“E inkurajova presidentin serb, Aleksandar Vuçiq, dje për të nxitur qetësi mes serbë të Kosovës, të ndërmarrë hapa për të ndihmuar në zbutjen e krizës në veri të Kosovës si dhe për t’u kthyer në rrugën e normalizimit dhe angazhimit konstruktiv në Dialogun e lehtësuar nga BE-ja”, shkroi ai në Twitter.
Encouraged Serbian President Vucic @predsednikrs yesterday to urge calm among Kosovan Serbs, take steps to help defuse the crisis in the north of Kosovo, and return to the path of normalization and constructive engagement in the EU-facilitated Dialogue.
— Derek Chollet (@CounselorDOS) June 3, 2023
Në komunat në veri të vendit për gjashtë ditë me radhë kanë protestuar grupe të qytetarëve serbë duke kundërshtuar kryetarët shqiptarë atje. Këto protesta më 29 maj u shndërruan në përleshje të dhunshme, ku mbetën të lënduar dhjetëra pjesëtarë të KFOR-it, por edhe protestues.