Site icon Telegrafi

Chievo 1-2 Inter, nota e Hetemajt dhe të tjerëve

Interi ka fituar në udhëtim te Chievo me rezultat të ngushtë 2-1 në ndeshjen e vlefshme për javën e 34-të të Serie A.

Skuadra e Luciano Spallettit ka triumfuar ndaj Chievos në një ndeshje e cila i mban gjallë shpresat për kualifikim në Ligën e Kampionëve.

Golat në këtë ndeshje u shënuan nga Mauro Icardi (50′) dhe Ivan Perisicd (62′) për Interin, ndërsa për Chievon shënoi Mariusz Stepinski (90′).

Lexo po ashtu Interi mposht Chievon, vazhdon të kërkojë një vend për Ligën e Kampionëve

Megjithatë, lojtari më i vlerësuar i ndeshjes ishte mesfushori spanjoll, Rafinha, i cili u vlerësua me notë 8.3.

Perparim Hetemaj pati një paraqitje brilante (Getty Images)

Në anë tjetër, nota më e ulët e ndeshjes shkoi për mesfushorin vendas, Nicola Rigoni, i cili u notua me 6.0.

Për 90 minuta në këtë ndeshje luajti edhe mesfushori me prejardhje shqiptare, Përparim Hetemaj, i cili ishte më i vlerësuari te Chievo me notë 7.2. /Telegrafi/

Chievo:

Te Chievo dështoi edhe Radovanovic dhe Jaroszynski

Inter:

Te Interi shkëlqyen edhe Brozovic dhe Perisic

 

Exit mobile version