Site icon Telegrafi

Chelsea rifillon bisedimet me Napolin për Osimhen, të gatshëm ta përfshijnë Lukakun në marrëveshje

Victor Osimhen vazhdon të jetë një nga lojtarët më të kërkuar në tregun e transferimeve.

Sulmuesi nigerian është objektivi kryesor i Chelseat me londinezët që duan ta përforcojnë repartin ofensivë.

Sipas David Ornstein i The Athletic, Chelsea është në diskutime me Napolin për t’i bashkuar Romelu Lukaku në skuadrën italiane, me Victor Osimhen që shkon në anën tjetër si huazim.

Lexo po ashtu Gjiganti anglez hap bisedime të reja për transferimin sensacional të Osimhen

Lukaku do të lidhej me ish-trajnerin e tij Antonio Conte te Napoli, i cili gjithashtu fitoi Ligën Premier me londinezët.

Ndërsa kalimi i Lukakut te Napoli do të ishte i përhershëm në marrëveshjen që po diskutohej, Osimhen do t’i bashkohej Chelseat në formë huazimi.

Lexo po ashtu "Ai është lojtar i Napolit, duhet të punojë shumë" - Conte mesazh Osimhenit

Osimhen ka 76 gola në 133 paraqitje për Napolin që kur u bashkua nga Lille në vitin 2020.

Chelsea synon që pas huazimit një vjeçar të Osimhen të ketë një mundësi blerje të tij në fund të sezonit 2024/25. /Telegrafi/

 

Exit mobile version