Site icon Telegrafi

Chelsea mposhtet nga West Ham United në derbin e Londrës – nuk u bëjnë punë as milionat e shpenzuar këtë verë

Chelsea ka pësuar humbje 3-1 në udhëtim te West Ham United në kuadër të javës së dytë në Ligën Premier.

Pas vetëm shtatë minutash lojë, Çekanët kaluan në epërsi me golin e Nayef Aguerd, me asistimin e James Ward-Prowse.

Por, Blutë i barazuan shifrat në 1-1 me golin e Carney Chukwuemeka, që realizoi në minutën e 28-të.

Chelsea mund të përmbyste shifrat në minutën e 43-të, nëse Enzo Fernandez do të realizonte nga penalltia e fituar prej Raheem Sterling.

Pjesa e dytë ishte edhe më dramatike, derisa West Hami e riktheu epërsinë në stadiumin e Londrës.

Michael Antonio (53’) shënoi për 2-1, ndërsa Ward-Prowse ishte sërish në rolin e asistuesit.

Vendasit mbetën me një lojtarë më pak në fushë, kur shënuesi i golit të parë, Aguerd pranoi kartonin e dytë të verdhë në minutën e 67-të.

Moises Caicedo debutoi te Chelsea në minutën e 61-të, mirëpo shkaktoi penallti në 90+5-të, ndërsa Lucas Paqueta e konvertoi në gol për rezultatin final 3-1.

Blutë kanë vetëm një pikë aktualisht pas dy ndeshjeve, ndërsa në xhiron e tretë do të kenë punë me Luton. /Telegrafi/

Standings provided by Sofascore
Exit mobile version