Chelsea thuhet se po mendon për një marrëveshje shkëmbimi me Tottenham Hotspur për mesfushorin Conor Gallagher.
Sipas mediumit Sky Sports, Spurs janë të etur për anglezin të cilin u përpoqën të nënshkruanin në verë.
Megjithatë, Mauricio Pochettino thuhet se është i kënaqur me mesfushorin, por Gallagher dhe klubi duhet të vendosin se çfarë duan të bëjnë.
Nuk ka ende një marrëveshje për rinovimin e kontratës dhe nëse situata nuk ndryshon, Chelsea mund të jetë i hapur për të shitur anglezin në rast të një propozimi të rëndësishëm.
Megjithatë, raportet e reja kanë pohuar se Spurs janë të gatshëm të ofrojnë Pierre-Emile Hojbjerg në një marrëveshje të mundshme shkëmbimi për Gallagher.
Tifozët mund të mos mendojnë për një shkëmbim mes dy rivalëve, por viteve të fundit kemi parë transferime edhe më kontroverse.
Afati kalimtar i janarit mund të sjell befasi të mëdha në ‘merkato’. /Telegrafi/