Site icon Telegrafi

Chelsea ka tanimë alternativën nëse nuk arrihet Enzo Fernandez

Enzo Fernandez vazhdon të jetë objektivi kryesor i Chelseat për repartin e mesfushës.

Mesfushori argjentinas ka zgjuar interesimin e gjigantit anglez që kanë dërguar dy oferta në drejtim të Benficas, por që të dyja janë refuzuar.

Megjithatë londinezët duan me çdo kusht transferimin e një mesfushori dhe tani kanë një plan b nëse nuk arrihet argjentinasi.

Moises Caicedo është alternativa e londinezëve nëse nuk arrihet transferimi i Enzo Fernandez.

Mesfushori ekuadorian pëlqehet shumë nga Graham Potter i cili ka kërkuar që ta ketë sërish nën urdhrat e tij.

Megjithatë as afrimi i Caicedos nuk do të jetë aspak i lehtë, pasi Brighton për ta lënë të lirë yllin e mesfushës kërkon së paku 80 milionë euro.

21-vjeçari në 18 ndeshje zyrtare ka shënuar një gol e një asistim këtë edicion me fanellën e klubit bardhekaltër. /Telegrafi/

Exit mobile version