Sulmuesi francez Loci Remy është bërë gati të largohet nga Chelsea.
Francezi nuk ka pasur hapësira nën urdhrat e trajnerit italian Antonio Conte dhe ka kërkuar largimin.
Ndërkohë Chelsea ka arritur marrëveshje me skuadrën tjetër angleze Crystal Palace për huazimin e Remyt.
29-vjeçari do t’i bashkohet Crystal Palaces gjatë këtyre dy ditëve në një huazim një vjeçar.
Ish-sulmuesi i Newcastle dhe QPR-së, nuk ka zhvilluar asnjë ndeshje këtë edicion në Ligën Premier. /Telegrafi/