Chelsea nuk është më në garë për ta transferuar sulmuesin anësorë Michael Olise.
Skuadra londineze prej kohësh kërkonte transferimin e anësorit francez, por tanimë një gjë të tillë nuk do ta bëjë.
22-vjeçari në fakt pranoi për tu transferuar në Stamford Bridges, por i kushtëzoi drejtuesit e klubit londinez që të ishte lojtari më i paguar te Chelsea.
Kjo gjë ishte e papranueshme për Chelsean që tanimë kanë hequr dorë zyrtarisht nga nënshkrimi me anësorin këmbëshpejtë.
Lojtari më i paguar te Chelsea është Raheem Sterling me 9 milionë funte në sezon dhe Chelsea nuk e ka parë të arsyeshme që Olises t’i japë pagë më të lartë.
Megjithatë me Chelsean e larguar nga gara ka fituar Bayern Munich, që tanimë ka një marrëveshje me lojtarin.
Fabrizio Romano ka njoftuar se Bayern ka marrëveshje personale me Olisen dhe tanimë po bisedon me Crystal Palacen për ta bërë një gjë të tillë.
Në garë për anësorin ishin edhe Newcastle United dhe Manchester United, megjithatë sulmuesi ka preferuar kalimin në Bundesliga. /Telegrafi/