Robin Gosens është njëri nga mbrojtësit e majtë më në formë në Evropë.
Gjermani ka shkëlqyer në dy sezonet e fundit me Atalantën dhe ka zgjuar interesimin e skuadrave të mëdha.
Falë formës fantastike, Gosens ishte paraparë të grumbullohej edhe nga Kombëtarja e Gjermanisë, por për shkak të coronavirusit debutimi i tij është shtyrë.
25-vjeçari megjithatë mund të largohet nga Bergamo pas tri viteve qëndrim aty.
Chelsea dhe Inter janë dy skuadrat që kanë shprehur interesim për transferimin e mbrojtësit të majtë.
Gosens përveç që luan mjaftë mirë në defensivë, ai është i pandalshëm edhe në ofensivë duke shënuar tetë gola dhe duke asistuar në pesë të tjerë në 30 ndeshje këtë edicion.
Atalanta e vlerëson jashtëzakonisht shumë yllin e tyre, por Gosens po tundohet që të luaj për një skuadër më të madhe.
Gjithsesi bergamaskët janë gati ta lënë të lirë gjermanin nëse vije ndonjë ofertë mbi 30 milionë euro. /Telegrafi/