Chelsea ka fituar ndaj Aston Villas me rezultat të pastër 3-0 në ndeshjen e vlefshme për javën e katërt në Ligën Premier.
Blutë kanë vazhduar serinë pozitive pa humbje në kampionat, duke arritur edhe fitoren e tretë nga katër ndeshje.
Golat në këtë fitore të ekipit të Thomas Tuchel u shënuan nga Romelu Lukaku (15’, 90+) dhe Mateo Kovacic (49’).
Megjithatë, lojtari më i vlerësuar i ndeshjes ishte portieri i vendasve, Edouard Mendy, i cili u notua me 8.6.
Në anën tjetër, nota më e ulët e takimit shkoi për mbrojtësin e Villas, Tyrone Mings që u vlerësua me notë 5.4.
Notat e lojtarëve
/Telegrafi/