Site icon Telegrafi

Çfarë do të bëjnë tani Harris dhe Biden – dhe kontrasti i fortë me Trumpin e vitit 2020

Pasi presidenti aktual, Joe Biden dhe zëvendespresidentja, Kamala Harris ka vendosur të flas me Donald Trumpin për të pranuar zyrtarisht rezultatet e zgjedhjeve, tashmë ka një kontrast të fortë në mënyrën se si demokratët po e trajtojnë humbjen, kundrejt mënyrës sesi bëri ekipi i republikanit në vitin 2020.

Katër vjet më parë, Trump shpalli fitoren në natën e zgjedhjeve, pavarësisht se gara nuk kishte përfunduar ndërsa bëri akuza të rënda për mashtrime në zgjedhje – të gjitha këto u hodhën poshtë nga gjykatat e të gjithë vendit, shkruan skynews.

Trump refuzoi të pranonte zgjedhjet në javët dhe muajt pas zgjedhjeve dhe pretendimet e tij për mashtrim të votuesve arritën kulmin në një tubim në Uashington DC më 6 janar, pasi rezultati i zgjedhjeve presidenciale po certifikohej – gjë që çoi në trazira në Kongresin amerikan, ku mbështetësit e 78-vjeçarit u përpoqën të ndalonin procesin.

Ai përfundimisht pranoi se do të ketë “një president të ri” pas disa orësh dhune në Capitol Hill.

Katër vjet më vonë, kandidatja e mundur pritet të telefonojë Trumpin më vonë sot për të pranuar zyrtarisht rezultatet dhe më pas ajo do t’i drejtohet kombit rreth orës 22:00, sipas kohës sonë lokale.

Biden pritet gjithashtu ta thërrasë në telefon paraardhësin dhe tani pasardhësin e tij ndërsa do ta ftojë atë në Shtëpinë e Bardhë – dy tradita që Trumpi refuzoi ti ndiqte në vitin 2020.

Shtëpia e Bardhë ka thënë më parë publikisht se Biden do të merrte pjesë në inaugurimin e Trumpit nëse ai fitonte presidencën – diçka që republikani nuk e bëri gjatë vitit 2020 kur humbi kundër Bidenit. /Telegrafi/

Exit mobile version