Site icon Telegrafi

Çfarë ka brenda çantës luksoze të Kylie Jenner?

Mbani vesh, sepse s’ndodh gjithmonë që Kylie Jenner t’i tregojë fansave çfarë mban brenda çantës së saj luksoze

Në videon e postuar së fundmi në YouTube, e vogla e familjes Kardashian Jenner ka ndarë me gjithë kureshtarët çfarë ka brenda çantës së saj Hermes çmimi i së cilës më herët është shitur nga $17,000 deri në $52,000!

Gjithsesi, kalojmë tek çështja kryesore! Brenda çantës Kylie mban një kuletë, kapëse/llastik flokësh, çamçakëza, një aparat fotografik dhe një karikues për telefon sepse hey, i duhet 24/24!

Sigurisht, nuk i mungojnë as disa nga produktet e linjës së saj apo të motrave, si përshembull një parfum nga bashkëpunimi i saj me Kim-in.

Jenner nuk guxon të dalë pa maskë nga shtëpia dhe aq më tepër pa ndonjë ushqim “praktik” që i duhet për vogëlushen.

Nga gjithë elementët normalë brenda çantës letrat UNO me emrin e saj dhe një lodër që ajo e quan “shokun e vogël” që e bën të lumtur ishin gjërat më të veçanta!

Brenda Hermes-it të miliarderes nuk mungonin as produktet e make up-it, sigurisht nga linja e saj. Mesa numëroi kishte rreth 20 produkte me vete.

Exit mobile version