Përgatiti: Aurel Plasari
Shkrimtari Edmondo De Amicis ishte socialist për nga bindjet, madje socialist edhe për nga përfshirja politike. Interesant ndërkaq se si “Mondi” e ka përshkruar socializmin me gojën e njërit nga personazhet në një libër të tijin, të vjetër e të harruar, “Një maj”:
Socializmi? Ta them unë se ç’është socializmi! Është sëmundja e mendjeve të çrregulluara e të pakuptuara, është maska e ambicieve të sëmura … në rastin tuaj, ndërsa në rastin e të tjerëve a e di se ç’është? Është tmerri nga puna, është dalldia prej zilisë, është urrejtja ndaj çdo superioriteti, është tërbimi i të gëzuarit në kurriz të të tjerëve, është shpërthimi i të gjitha pasioneve më të ulëta dhe i të gjitha instinkteve më mjerane, që synojnë të zhdukin përgjegjësinë personale, të fshijnë çdo detyrë, të nderojnë vesin dhe të justifikojnë krimin. Ja ç’është socializmi! Dhe tani mbarova.