Roma ka bërë me dije se do ta nxjerr në shitje yllin turk Cengiz Under.
Sulmuesi turk po kërkohet nga skuadra angleze si Tottenham Hotspur, Everton e Arsenal si dhe nga Bayern Munich në Gjermani.
Roma synon që nga shitja e Under të fitojë rreth 45 milionë euro dhe tanimë kanë gjetur zëvendësuesin perfekt për të.
Il Messagero ka raportuar se Giallorosët kanë nisur bisedimet me Bolognën për talentin e madh italian Riccardo Orsolini.
23-vjeçari është duke kaluar nëpër një formë të jashtëzakonshme, ku ka shënuar tetë gola dhe ka bërë pesë asistime me fanellën e Bolognës.
Roma është gati të ofrojë 40 milionë euro për reprezentuesin italian si dhe 10 milionë të tjera në formë bonusesh.
Gjithsesi kryeqytetasit nuk do ta kenë të lehtë angazhimin e Orsolinit, pasi në garë për të janë edhe Juventus e Milan. /Telegrafi/