Bersant Celina që është njëri ndër lojtarët kryesor te Swansea, por të mërkurën mbrëma ishte natë jo aq e mirë për të.
Përveç se skuadra e tij humbi 3-0 nga WBA, ai ishte pjesë e një situata sa tragjike, po aq edhe komike.
Swansea fitoi penallti në minutën e 39-të, kur rezultati ishte 1-0 për vendasit.
Përgjegjësin për të gjuajtur e mori mesfushori shqiptar Bersant Celina.
Ai mori hov, por kur arriti te topi rrëshqiti keq, duke e prekur edhe topin dhe duke e quar dëm penalltinë, pasi gjuajtja e tij nuk shkoi as te porta.
Swansea’s Bersant Celina with one of the worst penalties you will ever see v West Brom 😂pic.twitter.com/6GrYxbBzf8
— GiveMeSport Football (@GMS__Football) March 13, 2019
Kjo video është bërë virale në Angli, por edhe më gjerë.
Celina ka shënuar deri më tani pesë gola dhe ka asistuar katër herë për skuadrën e tij.
Ai nuk dihet nëse do të ftohet nga Bernard Challandes për ndeshjet me Danimarkën dhe Bullgarinë. /Telegrafi/
https://twitter.com/rando__/status/1105933737362116611