Ndeshja mes Bestias dhe Lyonit ishte parashikuar të jetë një ndeshje e qetë dhe normale si të gjitha tjerat në Ligue 1.
Por, kjo nuk doli të jetë kështu pasi tifozët vendas sulmuan lojtarët e Lyonit gjatë përgatitjes së tyre në fillim të takimit.
Ndaj këtij incidenti reagoi edhe portieri i Portos, Iker Casillas, i cili nëpërmjet një postimi në Twitter tha:
“Futbolli po na ikë nga duart, e dhimbshme”.
Javën e kaluar tifozët e Lyonit ishin të përfshirë në një përleshje të madhe me ata të Besiktasit në ndeshjen e Ligës së Evropës. /Telegrafi/
El fútbol se nos va de las manos… LAMENTABLE!! https://t.co/89Skoy2j1G
— Iker Casillas (@IkerCasillas) April 16, 2017