Telegrafi

Casemiro do të largohet nga Man Utd, këto janë tre klubet që janë vënë pas brazilianit

Casemiro është duke i kaluar ditët e fundit si futbollist i Manchester United, pasi gjatë verës do të largohet nga gjiganti anglez.

Mesfushori brazilian pritet të largohet nga Old Traford pas dy viteve qëndrim, pasi nuk është i kënaqur me tretmanin që i është bërë.

Pavarësisht kontratës deri në vitin 2026, braziliani ka vendosur të largohet dhe ekziston mundësia që ai të shkëpusë edhe kontratën e tij me Djajtë e Kuq.

Lexo po ashtu Casemiro largimi i parë nga Man Utd, mësohet se ku do ta vazhdoj karrierën braziliani

The Sun ka raportuar se e ardhmja e Casemiros pritet të jetë në Arabinë Saudite, ku tre skuadra tanimë kanë shfaqur interesim të fortë për të.

Al-Nassr shihet si favoriti kryesor për t’i fituar shërbimet e brazilianit, por në garë janë edhe Al-Ahli dhe skuadra e inkuadruar në Superligë, Al-Qasidiya.

Lexo po ashtu Top ylli i Man United i tha Ten Hagut se nuk dëshiron të luajë në finale të FA Cup

32-vjeçari fiton rreth 15 milionë euro në sezon dhe drejtuesit e United janë të gatshëm ta lejojnë të lirë të largohet vetëm të heqin qafe pagën e madhe të tij.

Gjithsesi braziliani pritet që karrierën ta vazhdoj në Arabinë Saudite ku mund të fitojë deri në 30 milionë euro në sezon. /Telegrafi/