Reperi i njohur shqiptar, Capital T, ka treguar gjithmonë se ka një miqësi shumë të mirë me luftëtarin e UFC-së, Ilir Latifi.
Dyshja e mbështesin gjithmonë njëri-tjetrin në rrjetet sociale, duke uruar secili për sukseset e njëri-tjetrit në karrierat përkatëse.
Duket se afrimiteti mes tyre ka bërë që Kapo dhe Ilir edhe të ushtrojnë së bashku në palestër me njëri-tjetrin.
Ka qenë Capital T, ai i cili ka publikuar së fundmi në InstaStory një imazh të tij, ku shihet i djersitur në palestër, krahas sportistit shqiptar.
“Dy vëllezër në ushtrime”, ka shkruar reperi nga Prishtina në mbishkrimin e kësaj fotografie.
Capital T përndryshe është në promovim e sipër të albumit të tij më të ri “Skulpturë”, i cili është pritur mirë nga fansat. /Telegrafi/