Rap-artisti i njohur vendor, Capital T, nuk po ndalet!
Ai së fundmi ka publikuar rpojektin e tij më të ri muzikor në bashkëpunim me artistët Moe Phoenix dhe Jumpa.
“Mercy” mban titullin kënga e tyre e re, e cila është e zhanrit hip-hop.
Kënga është produkt i Volker “IDR” Gebhardt, gjersa për tekstin janë kujdesur vet rap-artistët.
“Mercy” vjen për publikun e gërshetuar në dy gjuhë: gjermanisht dhe shqip, dhe është dhënë premierë edhe në tregun gjerman.
Projekti është vizualizuar edhe me klip, në të cilin reperët vijnë me një performancë mjaft unike. Ana vizuale i është besuar produksionit Leeroy.
Capital T vazhdon të jetë një prej emrave më aktivë në industrinë e muzikës, projektet e së cilit pëlqehen në masë të madhe nga publiku. /Telegrafi/